Qytetaret e Gjakovës sot janë duke protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve Serb në Gjakove.
Njoftimi se një grup pelegrinësh do te vijnë në Gjakovë per të festuar festen e Krishtlindjeve ortodokseve, ka mobilizuar qytetaret e Gjakovës që të dalin në protestë për të kundërshtuar jo siç thonë ata pelegrinët por se në mesin e tyre ka edhe persona të cilët kanë kryer krime në Gjakovë gjatë luftës.
Nevzete Luzha, nënë e dy djemve të vrarë gjatë luftës ka thënë për Arbresh.info, se çdo vit po protestojnë për të njëjtën arsye.
“Kom dalë këtu se dy djemtë, mi kanë vra, kanë kall shpija kanë dhunuar femra dhe me ardh përsëri në Gjakovë ata persona nuk lejojmë. Jemi duke kërkuar çdo vit që te zbardhet e vërteta dhe të dënohen autoret. Ne nuk i kemi harru të bëmat e tyre dhe nuk do të ndalemi. Ata meritojnë të shuhen si popull nga të bëmat që i kanë bërë në luftë”, tha ajo.
Me mendimet e njëjta kanë edhe protestuesit e tjerë të cilët pothuajse të gjithë kanë familjarë të vrarë ose të zhdukur nga lufta në Kosovë.
Arbresh.info do të ju mbaj të informuar live nga Gjakova.
Kujtojmë se pelegrinët Serbë ende nuk kanë ardhur në Gjakove, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se festa e tyre do të bëhet ne Mitrovicë./arbresh.info/


Roberto Carlos i nënshtrohet operacionit në zemër
Viti 2025: Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dh...
Policia serbe arreston dy shqiptarë në Merdarë
Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e ...
Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiv...
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...