Rrugët e vendit gjithandej janë të hapura, por ka zona ku makineritë janë vonuar, si në rastin e një fshati të Opojës ku tek sot banorët kanë mundur të lëvizin, pas disa ditësh bllokade.
Banorët po ankohen se të angazhuarit për të heq borën po shkojnë rrallë andej.
Kështu, tek pas dy ditësh bllokade në këtë vend malor dolën makinat për të hapur rrugën.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Dragashit Mursel Halili i tha Klan Kosovës se kompania e kontraktuar ka bërë punën e saj shumë mirë veçse në rastin e Pllajnikës, vonesat janë pasojë e terrenit të papërshtatshëm.
Megjithatë ai konfirmoi se të gjitha rrugët në komunën e Dragashit tani janë të lira për qarkullim.
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...