Tërmeti i fortë që tronditi mbrëmjen e kaluar Jugun e vendit është pasur nga dy lëkundje të tjera. E para ka qenë pak minuta më pas në orën 20:39 me orën lokale me magnitudë 4 dhe thellësi 44 km. Po kështu ka qenë pranë epiqendrës në detin Jon.
Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë në orët e para të mëngjesit, në 04:12, 4 km në lindje të Borshit dhe thellësi 19 km.
Tërmeti i parë prej 4.8 ballë shkaktoi dëme në disa shtëpi. Ka pasur 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç. Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër./balkan web

Hamza: Krizave do t’u themi STOP, me PDK-në në qeveri ...
Alarm për dron në Gjermani, mbyllet përkohësisht Aeroporti i...
Sot mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave p...
Haradinaj nderon dëshmorët dhe martirët e Deçanit
Alarm i rremë për bombë pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë...
Kosova ‘zbarkon’ drejt bregdetit shqiptar, fluks i madh në M...