Autoritetet ruse kanë ngritur aktakuzë kundër Paul Whelan, nën dyshimet për aktivitete të spiunazhit. Njoftimin e ka bërë avokati i tij, Vladimir Zherebenko, shkruan agjencia ruse Interfax.
Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë më 31 dhjetor se ka arrestuar një amerikan, të identifikuar më vonë si Paul Whelan, për të cilin u tha se është kapur duke kryer një akt spiunazhi, transmeton REL.
Familja e tij ka thënë se Whelan ka qenë në Rusi për të marrë pjesë në një dasmë dhe ka mohuar se ai është spiun.
Departamenti i Shtetit tha se ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman, e ka vizituar Paul Whelan në një qendër paraburgimi në Moskë, më 2 janar, dhe se ka biseduar me familjen e tij.
“Ua kemi bërë të qartë rusëve se presim që të mësojmë më shumë për akuzat”, ka thënë sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, për të shtuar se nëse paraburgimi i Whelan del të jetë “i papërshtatshëm”, SHBA do të kërkojë kthimin e menjëhershëm të tij.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...