Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka deklaruar sot se disa herë ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, që të shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian dhe se Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e vet ndaj BE-së, nëse Europa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së Madhe.
“Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai”, ka thënë Vulin.
Ai ka theksuar se Europa dhe tërë bota po heshtin ndaj “formimit të Shqipërisë së madhe”.
“Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e madhe”, citon FoNet të ketë thënë Vulin.
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...