Xherdan Shaqiri beson se është në formën e tij më të mirë gjatë karrierës.
Anësori i Liverpoolit ka shënuar gjashtë gola në Premierë Ligë, përfshirë dy golat kundër Manchester United, qysh pas arritjes së tij nga Stoke City gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari mendon se është duke prodhuar aktualisht momentet më të mira të tij në futboll.
Ai ka folur për ‘Evening Standard’ rreth eksperiencave të tij në Anfield duke thënë:
“Më pëlqen që jam këtu. Ju mund ta shikoni këtë në fushë. Jam shumë i lumtur dhe jam duke luajtur me besim. Ndoshta jam duke luajtur futbollin tim më të mirë që kam luajtur ndonjëherë”
“Jam shumë, shumë i lumtur këtu dhe jam i kënaqur që jam këtu për të ndihmuar këtë skuadër dhe klub që të jetë i suksesshëm”
Liverpooli do të përballet mbrëmjen e sotme (e enjte) me kampionin në fuqi të Premierë Ligës – Manchester Cityn./arbresh.info/
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin