Nuk do ta gjeni edhe sikur të shikoni gjatë, nëpër enterier
Kur Mazda3 u lansua në Los Angeles Auto Show, ka pasur shumë diskutime për motorin SkyActiv-X si dhe pamjen e pa pritshme, transmeton Telegrafi.
Për fat të keq, motori që pritet të jetë i fuqishëm, nuk është prezantuar ende, ndërsa kompanisë Mazda i duhet të flet për diçka.
Duke Folur për AudioGuide, Kouta Beppu që është menaxheri i programit të Mazda3, ka thënë se gjëja që i pëlqen më së shumti, është audio sistemi që do ta ketë ky model.
Megjithëse nuk është ndonjë formë që do ta ndryshojë mënyrë e lojës, sikur motori i ri për djegie të brendshme, ka mjaft sekrete interesante.
Për herë të parë deri më tani, basi i altoparlantëve është fshehur në hapësirën më të pazakonshme dhe nuk ndodhet në enterier.
Në mënyrë që zëri të jetë sa më i pastër, ky instrument që furnizon me zë, është i ndarë në dy pjesë, që ndodhen në mbrojtëset mbi të dy rrotat e para.
Shfrytëzuesit e Mazda3 edhe do të dëgjojnë nga altoparlantët e vegjël, por të fuqishëm, që ndodhen në të dy anët e pjesës së përparme.

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...