Ish Presidenti i Kubës Raul Castro ka akuzuar SHBA se ato i janë rikthyer politikave të shtrëngimit. Castro, i cili është ende kryetari i Partisë Komuniste, ka mbajtur një fjalim të gjatë në 60-vjetorin e Revolucionit Kuban, të nisur nga vëllai i tij Fidel Castro.
Në fjalimin e tij ai u tha qytetarëve të Kubës që të parapërgatiten për çdo lloj skenari për të mbrojtur pavarësinë e tyre, duke deklaruar se revolucioni nuk ka moshë. Vëllezërit Castro e kanë qeverisur Kubën me rregullat e tyre që nga viti 1959 deri në 2018-ën.
Raul Castro ia dorëzoi postin e presidentit Miguel Diaz-Canel-it në fillim të vitit të kaluar. Marrëdhëniet mes Kubës dhe SHBA-së patën një ngrohje në periudhën e administratës Obama, por nën qeverinë Trump, prej kohësh ka rinisur linja e politikave të ashpra.
Në vitin 2017 Presidenti Trump rivendosi disa kufizime përsa i përket udhëtimeve dhe tregtisë, të cilat në qeverinë e mëparshme kanë qenë të lehta. Raul Castro në fjalimin e tij u shpreh se brezat e rinj në Kubë e kanë për detyrë vazhdimin e misionit për ndërtimin e socializmit.
Por, korrespondenti i BBC në Kubë, Will Grant, thotë se Presidenti aktual Diaz-Canel po përballet me një betejë të madhe në lidhje me përmbushjen e kërkesave të qytetarëve Kubanë sot. Në muajin Shkurt është planifikuar të zhvillohet një referendum për një kushtetutë të re dhe shumë njerëz po tregohen të paduruar në lidhjen me pritjen e reformave të forta sociale, që kanë për bazë zgjerimin e lirisë në tërësi.
Mbështetësit e qeverisë insistojnë se kushtetuta e re do të sjellë ndryshime të forta në Kubë, por kritikët thonë se pavarësisht modifikimeve, pushteti do të ripërqendrohet në dorën e Partisë Komuniste./tch
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot