Sipas legjendës braziliane Zico, Maradona ishte një lojtar më i mirë në kohën e tij sesa Leo Messi i Barcelonës.
Debati se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në fushë ka qenë i zakonshëm në karrierën e Messit që shpesh është krahasuar edhe me bashkëkombësin e tij ikonik – Maradonan, transmeton portali arbresh.info.
Përkrahësit e Messit vënë në theks numrin e golave të tij gjatë më shumë se dhjetë viteve si një profesionist në Camp Nou dhe numrin e trofeve, ndërsa tifozët e Maradonas shikojnë te roli i tij drejtues në Argjentinë gjatë Kampionatit Botëror 1986 si një faktor që bënë ndryshimin.
Zico, i cili aktualisht është drejtor sportiv i Kashima Antlers, ka komentuar çështjen dhe ish ylli i Brazilit ka vlerësuar me shumë të vjetrin.
“Besoj se Maradona ka luajtur në një kohë më kompetitive. Ai gjithmonë ka luajtur me dikë që e ka markuar atë”
“Maradona iu ka dhënë shumë skuadrave tij, ashtu siç bënë Messi, por Maradona ka dhënë shumë edhe për Argjentinën, ai ka qenë edhe kampion bote edhe nënkampion”, shpjegoi Zico.
Zico vlerësohet si njëri nga lojtarët më të talentuar të Brazilit dhe ka shënuar 46 gola brenda 71 paraqitjeve zyrtare për vendin e tij./arbresh.info/
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot