Kaos nëpër korridoret e poliklinikës “Jane Sandanski”, ku në ndërrimin e pasdites ka vetëm një mjek i përgjithshëm që i kontrollon të rriturit dhe fëmijët, ndërkaq ka edhe fëmijë që paraqiten në kontroll me puçrra, dëshmojë pacientët për “Makfaks”.
Ata janë të shqetësuar për shkak se sot Ministria e Shëndetësisë tha se ka epidemi të fruthit dhe janë të habitur se nuk ka pediatër në detyrë, ku do të kontrollohen vetëm fëmijët dhe do të ulet rreziku i shpërndarjes së sëmundjes. Shihet nervozë te të gjithë pacientët që presin për kontroll në korridorin e ngushtë para ambulancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si është e mundur të mos ketë pediatër qo do të kujdeset vetëm për fëmijët” Vërejtëm fëmijë me puçrra dhe me të vërtetë frikësohemi se kështu mund të infektohemi”, thotë një nga pacientët më të moshuar.
Ndërkaq sot përmes një konference për shtyp, nga ministria e Shëndetësisë thanë se gjendja është serioze dhe se do të ndërmarrin masa për të ndaluar përhapjen e fruthit.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...