Në vitin 2019 parashihet të ndodhin dhjetë ngjarje të rëndësishme në botë.
Më poshtë është lista kronologjike e 10 ngjarjeve më të rëndësishme.
Një president i ri në Brazil 1 janar:
I zgjedhur në tetor, Jair Bolsonaro, ish-ushtarak i së djathtës ekstreme, pritet të nis mandatin për 4 vite në fuqinë më të madhe ekonomike të Amerikës Latine.
Zgjedhjet të përgjithshme në Nigeri 16 shkurt:
Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Nigeri, shteti me popullsinë më të madhe dhe fuqia e parë ekonomike afrikane, por edhe vendi ku xhihadistët janë aktivë.
Referendumi i kushtetutës në Kubë 24 shkurt:
60 vjet pas revolucionit, kubanezët pritet të shkojnë në referendum për një kushtetutë të re, që për herë të parë njeh ekonominë e tregut, pronën private dhe hap mundësinë e martesave homoseksuale, transmeton “21 Media”.
Brexit 29 mars:
Britania e Madhe pritet të largohet nga Bashkimi Europian në orën 00:00, me orën e Belgjikës. Ështe hera e parë që kjo ndodh në historinë e ndërtimit të Europës.
Zgjedhjet presidenciale në Algjeri Prill:
Parashikohen zgjedhje presidenciale ne Algjeri. Kandidimi i 81-vjeçarit, Abdelaziz Bouteflika në pushtet që në vitin 1999, mbetet i pasigurt. Akihito abdikon 30 prill: Perandori 84-vjeçar i Japonisë, Akhito pritet të heq dorë nga froni dhe t’i jap titullin djalit të tij, Naruhito.
India voton Prill:
Zgjedhje legjislative në Indi, demokracia më e populluar në botë. Kryeministri Narendra Modi, nacionalist hindu, pritet të prezantohet për një mandat të dytë.
Parlamenti i ri Europian 23-26 maj:
Dy muaj pas Brexitit, pritet të ndryshohet Parlamenti Europian në Strasburg, i cili do numërojë tashmë 705 deputetë.
Ragbi në Japoni 20 shtator:
Pritet të fillojë Kupa e Botës në Regbi, në Japoni. Është hera e parë që Azia pret këtë eveniment.
Atletikë në Katar 27 shtator:
Katari do ta pres Kampionatin Botëror të Atletikës, ku ka përgatitur masa të reja kundër nxehtësisë si për shembull një maratonë gjatë natës dhe një stadium të klimatizuar.
Cancelo drejt rikthimit të madh në Evropë, tri klube të mëdh...
Nga atentatet në Shkodër tek vrasja në Rinas, ngjarjet krimi...
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhje...
Kryetari i Kaçanikut merr vendim: Nga janari 200 euro për në...
Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gat...