
European Commission President Jean-Claude Juncker addresses members of the European Commission at the beginning of the group's seminar at Genval Castle, Genval, Belgium, on August 30, 2018. (Photo by Aris Oikonomou / POOL / AFP) (Photo credit should read ARIS OIKONOMOU/AFP/Getty Images)
Juncker është cituar më 29 dhjetor në mediat gjermane duke thënë se Romania është “teknikisht e përgatitur mirë”.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka shprehur dyshimet mbi aftësinë e Romanisë për të marrë mandatin presidencial të udhëheqjes së Bashkimit Evropian, që ndryshohet cdo gjashtë muaj.
Juncker është cituar më 29 dhjetor në mediat gjermane duke thënë se Romania është “teknikisht e përgatitur mirë”.
“Por, besoj se Qeveria në Bukuresht ende nuk e ka kuptuar se cfarë do të thotë të udhëheqësh shtetet e BE-së”, shtoi ai.
Romania do të udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 janari, për herë të parë që nga anëtarësimi në vitin 2007 në bllok.
Juncker shtoi se presidenca e Bashkimit Evropian “kërkon vullnet për të dëgjuar të tjerët. Kam dyshime mbi këtë”.
Ai po ashtu, vuri në dyshim kapacitetin e shtetit për të mbajtur unitetin, për shkak të problemeve të brendshme politike.
“Duhet të ketë unitet në shtëpi për të fuqizuar unitetin në Evropë gjatë mandatit”, tha Juncker.
Në nëntor, presidenti i Romanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm për të përmbushur këtë detyrë.
Ai iu referua një situate ku përfshihet lideri i Partisë Social Demokrate, Liviu Dragnea, i cili e pati të pamundur të zgjedhet kryeministër për shkak të akuzave për mashtrim në zgjedhje.
“Ne jemi të përgatitur dhe besoj se mund t’ja dalim”, tha Iohannis më 21 dhjetor.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...