Besimtarët e krishterë po festojnë lindjen e Krishtit. Në katedralen e Shën Palit, këtu në Tiranë, besimtarët katolikë janë mbledhur për meshën e mesnatës, kurse të krishterët ortodoksë do të luten në orët e para të paradites.
Me rastin e Krishtlindjeve, klerikët e lartë të krishterë kanë dhënë mesazhet e tyre, jo vetëm për besimtarët, ndërsa Top Channel transmetoi pamje direkte nga mesha e Krishtlindjes në Shkodër dhe në Tiranë.
“Çdo njeri duhet të jetojë në paqe, në shtëpi e kudo, në Shqipëri e në botë. Njerëzit duhet të hapin zemrën për paqe në këtë natë të rëndësishme”, u shpreh Imzot Anxhelo Masafra.
Krishtlindja është një festë me orgjinë romake që festohet çdo vit në natën mes datës 24 dhe 25 dhjetor dhe përgjatë tërë datës 25.
Narrativa tradicionale e Krishtlindjeve, që përshkruhet në Testamentin e Ri, thotë se profecia parashikoi lindjen e Jezusit në një stallë në Betlehem, si biri i Jozefit dhe Marias.
Në fakt dita dhe muaji i lindjes së Krishtit nuk dihen, por rreth shekullit të katërt kisha perëndimore zgjodhi datën 25 dhjetor, si një simbolikë për të përkujtuar ardhjen e Zotit në tokë në formën e njeriut, për të shlyer mëkatet e njerëzve.
Gjithsesi sot festa e Krishtlindjeve është zhveshur shumë nga simbolika thjesht fetare dhe në shumë vende, përfshirë Shqipërinë që doli nga një periudhë e gjatë ateizmi shtetëror, Krishtlindja festohet nga të tërë dhe është ditë pushimi zyrtare, ku familjet bashkë mblidhen përreth një dreke festive, për të shkëmbyer dhurata.
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq