Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç vazhdon të merret me formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ajo, Ushtrinë e Kosovës dhe deklaratat e fundit të KFOR-it i sheh si kërcënime ndaj marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.
Sipas kryeministres serbe formimi i kësaj ushtrie është në kundërshtim me rezolutën 1244, traktatin e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ndërsa për hyrjen e ROSU në veri tha se deri më tani janë njoftuar për pesë raste të hyrjes së forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri.
“Kjo është tallje me të gjitha marrëveshjet. Ata nuk duhet të shkojnë me pushkë në veri”, u shprehë ajo për RTS.
Ndërsa vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe e quajti politikë arrogante dhe të papërgjegjshme.
Kurse për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ritheksoi se vendi i saj nuk do të hyjë në dialog deri kur të shfuqizohet vendimi për taksën.
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...