Lideri i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zv/kryeministër i vendit, Fatmir Limaj ka thënë se është i dhimbshëm lajmi për vdekjen e diplomatit britanik, Paddy Ashdown.
Limaj tha se Mbretëria e Bashkuar humbi një personalitet të rëndësishëm, ndërsa Kosova një mik të madh.
Postimi i plotë:
I dhimbshëm lajmi për vdekjen e diplomatit britanik, Paddy Ashdown, mikut të madh të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar humbi një personalitet të rëndësishëm, ndërsa Kosova një mik të madh. Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës sonë për pavarësi.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë popullit britanik!
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Florentino Perez merr miratimin për të kandiduar për preside...
Kërcënoi se do vriste Ivanka Trump dhe familjen e saj, arres...
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi