Epoka e Jose Mourinhos në Manchester United tashmë ka përfunduar zyrtarisht.
Por, vetëm njëri nga asistentët e Mourinhos, bëhet fjalë për trajnerin e portierëve – Emilio Alvarez, do të qëndrojë në Old Trafford pas largimit të pjesës tjetër këtë të enjte, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri kryesor i portierëve, Silvino Louro, vëzhguesi Ricardo Formosinho, trajnerët e palestrës – Stefano Rapetti dhe Carlos Lalini si dhe analisti Giovanni Cera i janë bashkuar Mourinhos në derën e largimit.
Portugezi ishte shkarkuar mëngjesin e së martës duke i dhënë fund dy viteve të tij në detyrë si trajner i “Djajve të Kuq”.
Michael Carrick dhe Kieran McKenna, që janë emëruar në pozitat e tyre nga klubi këtë verë, do të vazhdojnë qëndrimin./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...