Teksa kryeministri Edi Rama po bisedon me një grup studentësh e pedagogësh në Universitetin e Inxhinierisë e Arkitekturës, shumë të rinj janë larguar nga ambientet e takimit duke e akuzuar Ramës se ai po mban një monolog të papushimtë.
Të shumtë janë studentët protestues që qëndrojnë jashtë ambienteve të fakultetit duke bërtitur se me kryeministrin “ska dialog” dhe se ai duhet të “abrogojë ligjin e arsimit të lartë”.
“Ne s’kemi parë dialog nga zoti kryeministër, por vetëm monologje që i shërbejnë atij”-tha njëra nga studentet që ndodhet në protestë jashtë fakultetit që e nisi të gjithë protestën e studentëve.
DEBATI PARA SE STUDENTET TE LARGOHESHIN:
Studentja: Më keni marrë në telefon dje në orën 10 të darkës.
Rama: Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë
Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.
Studentet largohen
Rama: Hajde shëndet, po kujdes edukatën, jam shumë i shqetësua.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/284859442171438/
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë