Presidenti rus Vladimir Putin ka përshëndetur vendimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për t’i tërhequr trupat nga Siria pas shpalljes së fitores ndaj Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL, gjithashtu i njohur si ISIS).
“Fakti që SHBA ka vendosur të tërheqë trupat e saj është e drejtë”, tha Putin në një konferencë shtypi të enjten, transmeton portali arbresh.info.
Trump njoftoi të mërkurën se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria dhe se ISIL-i ishte “mposhtur”.
Presidenti rus tha se “sa i përket fitores mbi ISIS-in, në përgjithësi, jam dakord me presidentin amerikan”, duke shtuar se “kemi bërë goditje serioze kundër ISIS-it në Siri”.
Vendimi i Trump për t’u tërhequr plotësisht u konfirmua nga zyrtarët amerikanë dhe pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm.
Megjithatë, Putin ka hedhur dyshime mbi planet e Uashingtonit, duke thënë “ne nuk shohim ndonjë shenjë të tërheqjes së trupave amerikane ende, por pranoj se është e mundur”./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot