Ekipet e KEDS kanë intervenuar në fshatin malor të Zhupës në Prizren për të riparuar një largpërçues të dëmtuar, i cili e ka vështirësuar furnizimin me energji elektrike për banorët e asaj ane.
Vendi ku është duke ndodhur intervenimi është një terren i vështirë malor, dhe ndodhet në mes të fshatrave Struzhë dhe Manastircë të Prizrenit.
KEDS njoftoi se në fakt, banorët e kësaj ane kanë pasur furnizim me energji elektrike, por janë furnizuar me vetëm një fazë për shkak të dëmtimit të përçuesit.
Ekipet në terren janë angazhuar ta rikthejnë furnizimin me energji elektrike nga tri fazat.
Të martën, KEDS njoftoi se është mobilizuar për të qenë në gjendje gatishmërie për çdo prishje eventuale në rrjet.
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...