Procesi i debatit publik është kryer dhe organizuar me gjithë përfshirjen dhe gatishmërinë maksimale dhe është e gatshme për të pranuar zhvillimin e propozimeve të amendamenteve kushtetuese në frymën e marrëveshjes së Prespës, tha Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, në fjalimin e tij në seancën e Komitetit për çështje kushtetuese.
Dimitrov, si një anëtar i Qeverisë për iniciativën e të cilit ka filluar procesi për ndryshimet kushtetuese me qëllim të zbatimit të marrëveshjes me Greqinë, tha se debati publik u krye brenda afatit të parashikuar prej pesë ditësh debate ku përfshiu një spektër të gjerë të palëve të interesuara, pas së cilës qeveria paraqiti një raport të sublimuar mbi sugjerimet dhe propozimet kryesore për përmirësimin e propozim amendamenteve.
Gjatë kohës së debatit u konfirmua se vazhdimi i ndryshimeve kushtetuese dhe amendamenteve janë të pranueshme dhe nga aspekti i përcaktimit të identitetit në Kushtetutë de se të gjithë zgjidhjet e propozuara janë në kuadër të traditës kushtetuese-ligjore dhe terminologjisë. Jam i bindur se përfshirjen e të gjitha sugjerimeve Republika e Maqedonisë mund të sigurojë shumicën prej dy të tretave në Kuvend, sepse përgjegjësia është e jona dhe këtë ua kemi borxh gjeneratave të tanishme dhe të ardhme”, tha Dimitrov.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...