Të parët që ngritën Francën në këmbë ishin jelek verdhët, duke lëshuar tani rendin e “jelekëve të kaltër”.
Pas pesë javësh demonstrate të dhunshme, policia franceze thotë se janë të lodhur, se kanë punuar jashtë orarit dhe se nuk janë paguar aq sa e meritonin, transmeton portali arbresh.info
Ata pritet që të protestojnë gjatë kësaj jave, ku do të kërkojnë kompensim dhe kushte më të mira të punës.
Sindikatat e policisë në Francë janë ankuar në mënyrë të përsëritur për lodhjen në vitet e fundit dhe se protestat gjatë këtij viti e kanë stërlodhur policinë e shtetit.
Të mërkurën, policia do të dalë në të gjitha rrugët e Francës, duke e quajtur veten “les gilets blues”.
Në mediat sociale, aleanca e policisë Aleanca, po e quajnë protestën “Akti 1”, duke përdorur të njëjtën konventë emërtimi të dhënë nga lëvizja e jelek verdhëve.
Rocco Contento, përfaqësues i bashkimit policor Unité-SGP, tha për Franceinfo se kolegët e tij e kanë kaluar kufirin e punës.
“Burimet e policisë nuk janë të pashtershme. Ne ishim praktikisht në maksimum 89 mijë anëtarë të forcave të armatosura në të gjithë Francës, prandaj nuk mund ta shtyejmë më”, tha ai.
Aleanca u ka bërë thirrje policëve që të qëndrojnë brenda institucioneve gjatë ditës së mërkurë dhe t’u përgjigjen vetëm thirrjeve emergjente./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...