Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, u kanë dalë mjaft punë me njëri-tjetrin këto ditë. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ata do të jenë bashkë në një tavolinë të thirrur nga Zyrtarja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Takimi në Bruksel do të jetë i një formati të veçantë, pasi do të jenë të ftuar tre presidentë dhe 3 kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazetametro.net.
Bëhet fjalë për presidentët e Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnjës.
Takimin që do të mbahet më 19 dhjetor (nesër), e ka konfirmuar vetë Vuçiqi para dy netësh, kur u pyet lidhur me angazhimin për ulje të tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sidoqoftë, mësohet se deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të protestave masive në Shqipëri, ndërkohë që të ftuarit e tjerë do të jenë nesër në Bruksel.
Në këtë tavolinë ku pritet të marrin pjesë gjashtë udhëheqës shtetesh, do të synohet diskutimi për uljen e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas zhvillimeve të fundit. Edhe Vuçiq ka thënë se takimi mendohet se ka këtë karakter.
Ndryshe, është herë e parë që Federica Mogherini ka ftuar në këtë format të kombinuar udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Më herët ka pasur takime të ndara të presidentëve dhe kryeministrave, por jo edhe të kombinuar.
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...