Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se moti në ditët në vijim do të vazhdojë të jetë me reshje bore.
“Moti do të jetë me reshje atmosferike gjatë ditës së nesërme, pastaj do të ketë një ndërprerje dhe ditën e tretë do të ketë reshje. Mirëpo do të ketë një ngritje të temperaturave maksimale dhe minimale”, tha ai.
Sipas tij temperatura minimale do të jetë -3 gradë celsius ndërsa maksimalja +5.
“Minimalja do të jetë deri në -3 ose -4 gradë celsius, ndërsa maksimalja +5 gradë celsius”, ka theksuar Tahirsylaj.
Do të ketë reshje, të cilat do të kenë efekt në mbjelljet vjeshtore, theksoi ai.
Industria “Made in Albania” sfidon tregun evropian, Rama: Pa...
Policia me plan operativ për zgjedhjet e parakohshme që mbah...
Prokuria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për veprën...
Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar
Antonio Costa do ta vizitojë Shqipërinë
Axios: SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, në pritje të mira...