Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer nuk ka shfaqur frikë pas shortit me Liverpool.
Ai beson se Bayern mund ta mposhtë Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, duke thënë se lojtarët e Klopp janë “të prekshëm”.
“Ata janë duke bërë një sezon të mrekullueshëm dhe ne jemi të vetëdijshëm që ata luajtën në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar” ka thënë portieri gjerman për faqen zyrtare të Bayern.
“Sigurisht se as ata nuk do të jenë të kënaqur pas këtij shorti. Ata janë të mirë në kundërzbritje dhe të rrezikshëm para portës, por ata gjithashtu janë të prekshëm, siç kemi parë, dhe gjithashtu do të kenë përball sulmin e mirë të Bayern” ka thënë tutje Neuer.
“Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme si në Liverpool ashtu edhe në shtëpi në “Allianz Arena” ka përfunduar gjermani.
Bayern Munich kanë qenë të suksesshëm në përballjet me Jurgen Klopp në Ligën e Kampionëve në të kaluarën, megjithatë, tani ai ka në dispozicion një skuadër komplet ndryshe.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...