Ka nisur protesta te “Unaza e Re” në ditën e 44-ët. Edhe sot banorët kanë bllokuar rrugën në të dyja anët duke shkaktuar kaos dhe trafik kilometrik për automjetet.
“O Edvin diarre, këtu i thonë Unaza e Re”,”Qeveri hajdute”, “Edvin hajdut, kazan, legen”, “E duam Shqipërinë, pa Edi Ramë”, këto ishin disa nga thirrjet e protestuesve.
Banorët e “Astirit” kundërshtojnë shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe”.
Protesta e mbështetur edhe nga Partia Demokratike, vijon edhe pse IMT ka shembur dhjetëra objekte pa leje të cilat janë liruar nga vetë banorët, të cilët kanë përfituar nga bonusi i qirasë.
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...
Sot varroset malishevasi që dyshohet se bëri dje vetvrasje