Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, nënshkroi sot Planin Strategjik të Imunizimit (PSI) 2019-2021, i cili ka për qëllim përfshirjen me imunizim të gjithë popullatës së Republikës së Kosovës për t’u mbrojtur nga sëmundjet që mund të parandalohen përmes vaksinimit si dhe sigurimin e mbulueshmërisë sa më të madhe me vaksinim.
Plani Strategjik i Imunizimit 2019–2021, është përpiluar si pjesë e reformës shëndetësore, bazuar në Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2017–2021, si dhe ka për qëllim të përforcoj shërbimet e imunizimit, të siguroj qëndueshmërinë financiare për prokurimin e vaksinave dhe mjeteve të tjera, pajisjet, ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve shëndetësor, edukimin dhe promovimin shëndetësor dhe prezantimin e vaksinave të reja në përputhje me rekomandimet e OBSh-së dhe UNICEF-it.
Qëllimi i këtij plani strategjik është të siguroj arritjen e mbulueshmërisë universale të imunizimit.“E dimë se imunizimi shpëton shumë jetë për çdo vit. Kjo është arritje e madhe në fushën e shëndetit publik dhe arritur e madhe edhe në Kosovë. Ky plan strategjik është në përputhje me zhvillimet strategjike për përforcimin e shërbimeve shëndetësore dhe ofrimin e shërbimeve cilësore dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët e Kosovës”, thai Ismaili.
Ai tha se përmes programeve të dëshmuara sikurse është ai i vaksinimit, “ne do të ndihmojmë dhe kontribuojmë në arritjen e agjendës për imunizim në nivel global, si dhe në arritjen e Synimeve Zhvillimore të Qëndrueshme”.
Objektivi strategjik i këtij plani është ruajtja e shëndetit të popullatës përmes imunizimit, ndërsa kjo do të arrihet përmes objektivave specifike si avokimi për ta prioritizuar programin e imunizimit; ngritja e vetëdijes së individëve dhe komuniteteve për rëndësinë e imunizimit dhe vaksinimit; sigurimi i qasjes së barabartë në shërbimet e imunizimit dhe vaksinimit për të gjithë; mbajtja dhe fuqizimi i shërbimeve të imunizimit dhe vaksinimit në kuadër të sistemit shëndetësor si dhe sigurimi i qëndrueshmërisë financiare për programin cilësor dhe teknologjinë inovative të imunizimit dhe vaksinimit.
Imunizimi është një nga fushat e rëndësisë strategjike për shëndet publik. Kosova ka program të mirë të vaksinimit dhe ka raportuar shkallë të lartë të mbulueshmërisë që nga periudha e pasluftës me përfshirje rreth 95%.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League