Punimet për ndërtimin e urës së autostradës “Arbën Gjaferi”, kanë bërë që para një jave, magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit të bllokohet tërësisht për kalim por si pasojë e kësaj në atë zonë janë krijuar kolona të gjata të veturave në pritje për të gjetur një zgjidhje.
Qytetarë të shumtë po përdorin rrugën alteranitve Hani i Elezit- Kashan (Lagjia Ramukë), pasi që ende qëndron e mbyllur rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit.
Por, gjithashtu në këtë rrugë po krijohen vështirësi të qarkullimit për shkak se ajo është mjaft e ngushtë për kalim të veturave.
Ministria e Infrastrukturës pati njoftuar se rruga do të jetë e mbyllur deri më 18 dhjetor.
Kjo mbyllje është bërë për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407./arbresh.info/

50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...