Unai Emery është deklaruar pas humbjes së Arsenalit,
Arsenal u mposht nga Southampton me rezultat, 3:2, ndërsa Unai Emery ka thënë se ata duhej të bënin më shumë.
“Mendoj se na duhet të bëjmë më shumë. Fillimi ishte i mirë, por për momentin jemi në vendin e pestë në renditje dhe mendja jonë është fokusuar në pozicionimin tonë me katër më të mirët e Premierligë.”, ka thënë trajneri spanjoll pas ndeshjes.
“Jemi përmirësuar, por realiteti tregon se na duhet të bëjmë më shumë. Ideja është që të punojmë me lojtarët, të mësojmë së bashku, gjithsecili nga ne mund të jap ide të reja.”
“Lojtarët janë të hapur për të na dëgjuar rreth taktikave të reja dhe analizave të videove. Duhet ta bëjmë këtë të funksionojë shpejt, por në të njëjtën kohë në duhet durimi.”
“Po përmirësohemi hap pas hapi dhe mendoj se lojtarët po tregojnë çdo ditë përkushtimin me sjelljen e tyre.”, ka shtuar më tej Emery.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit