Shqiptarët kanë pasur një javë të mirë në Kampionatin e Zvicrës. Disa prej tyre iu gëzuan fitores, disa edhe pse luajtën mirë dolën duarthatë. Sulmuesi nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj, u angazhua maksimalisht, mundi i të i cilit u shpërblye me fitoren e Luzernit me rezultat minimal 2:1 në përballje me St. Gallenin, në ndeshjen e javës së 18-të të Kampionatit të Zvicrës.
Në minutën e 6-të, Wiss shënoi autogol për 1:0, ndërsa Demhasaj me një veprim të mençur për mrekulli asistoi deri te Vargas dhe ky shënon për 2:0 pikërisht në minutën e 20-të. Në pjesën e dytë, në minutën e 59-të, Kutesa ngushton humbjen në 2:1 .
Demhasaj luajti deri në minutën e 89-të, kurse Idriz Voca u aktivizua nga ajo e 60-ta për Luzernin. Shqiptarët e Zurich-ut si vendas u ndanë baras (0:0) me Luganon. Toni Domgjoni, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli luajtën standardë për Zurich-un.
Kololli u zëvendësua në minutën e 65-të. Ndërkaq, Xamax si vendas mundet bindshëm me 4:1 nga kampioni në fuqi Young Boys nga Bernë. Shqiptari Kemal Ademi shënoi në minutën e 80-të fal asistimit të Samir Ramizit, duke ngushtuar humbjen në 1:4.
Ramizi u fut në lojë në minutën e 67-të, kurse Ademi luajti për gjatë tërë takimit. Hoarau (7′ e 59′), Fassnacht (28′), Assale (74′) shënuan për Young, e cila skuadër kryeson me 49 pikë, kurse Xamax është i fundit me 13.
Sion si vendas pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Baseli. Albian Ajeti qëlloi tërthorësen në minutën e 46-të, ndërsa topin e rikthyer e përfundoi në rrjetë van Wolfswinkel. Për vendasit shënoi Adryan në minutën e 31-të pas asistimit të Pajtim Kasamit, kurse van Wolfswinkel (46’) e Widmer (82’) realizuan për fitoren e Baselit.
Kasami luajti standard për Sionin, kurse Ajeti deri në minutën e 90-të. Arlind Ajeti dhe Gjelbërim Taipi me Grasshoppersin u kthyen duarthatë, duke humb me 1:0 nga Thun. Ajeti ishte i plotë, kurse Taipi u paraqit nga minuta e 71-të.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...