Santiago Solari është vërshuar me pyetje nga gazetarët për mos aktivizimin e mesfushorit spanjoll, Iscos, as në ndeshjen e së shtunës ndaj Rayo Vallecanos në La Liga.
Isco madje as nuk u thirr për t’u nxehur në fitoren 1-0 të Real Madridit ndaj Rayo Vallecanos të shtunën, por trajneri Santiago Solari insiston se interesi i tij është kujdeset që të gjithë lojtarët të jetë mirë dhe të lumtur, duke mos bërë gabime në përzgjedhjen e formacionit, transmeton Gazeta Express.
Por, edhe pse presidenti i klubit Florentino Perezi i kërkoi dyshes ta zgjidhë problemin të premten në darkën e Krishtlindjes së klubit, Isco e ngrohi stolin edhe këtë fundjavë.
Reali e mundi 1-0 Vallecanon falë golit të Karim Benzemas, me Solarin që u shfaq i kënaqur me fitoren.
“Interesi im është të sigurohem që të gjithë lojtarët janë mirë, të lumtur dhe të përkushtuar dhe të gjithë ne punojmë për këtë”, tha Solari.
“Përpiqem të mos bëj gabime në formacion apo zëvendësime dhe e bëj këtë sepse është pjesë e punës sime”, shtoi ai.
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë