Ukraina i ka dhënë fund dominimit fetar nga Kisha ortodokse ruse.
Mijëra njerëz u mblodhën para katedrales Ortodokse të Shën Sofisë në Kiev të shtunën, ndërsa liderët fetarë u takuan atje për të formalizuar ndarjen dhe për të zgjeruar një kishë ortodokse tashmë ekzistuese të Ukrainës, transmeton portali arbresh.info
Kreu i të krishterëve ortodoksë në botë në Stamboll kishte vendosur tashmë se ndarja duhet të kryhej në tetor.
Kjo zemëroi shumë kishën ruse, e cila e denoncoi Stambollin si përçarës.
Marrëdhënia mes tyre përfundoi pas 332 viteve “sundim” nga kisha e Rusisë, nga Kisha ortodokse më e madhe në botë.
Por, mosmarrëveshja ishte më shumë politike sesa mbi doktrinën fetare.
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, veprim i cili u dënua nga bashkësia ndërkombëtare./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...