Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka pranuar se gjigantit në La Liga i mungon Cristiano Ronaldo, po ka thënë se kjo duhej të pritej.
Pas nëntë sezoneve shumë të mira te Madridi, Ronaldo u largua nga klubi në muajin korrik duke iu bashkuar kampionit në Serie A – Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është një lojtar që përveç të qenurit bashkëlojtarë është edhe shoku im, ashtu siç është i Sergios dhe Lukas”, ka thënë braziliani. “Është e qartë që kur lojtari më i mirë në botë nuk është në skuadrën tuaj, juve do t’iu mungojë ai. Por, unë nuk dua të them që ne nuk kemi lojtarët më të mirë në botë në çdo pozicion”
“Çdo skuadër do të dëshironte të kishte Cristianon, por Madridi do të vazhdojë të jetë Madrid pavarësisht lojtarëve që vijnë ose shkojnë”
Ronaldo ka vazhduar me formë të mirë edhe te Juventusi duke shënuar 11 gola brenda 20 ndeshjeve deri tani këtë sezon./arbresh.info/
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...