Përfaqësues të klerit në Shqipëri shprehën qëndrim të unifikuar pro dialogut të të gjithë faktorëve, në lidhje me protestën e rinisë studentore.
Kryegjyshi Baba Mondi tha: “Lutemi që të gjenden urat e bashkëpunimit”.
Dom Henry i Kishës Katolike, referuar kërkesave financiare të studentëve protestues, përmendi një fakt nga jeta personale: “Jam holandez që ka shfrytëzuar nga demokracia universitetin dhe jam arsimuar falas. Jam i tronditur që të varfrit në Shqipëri nuk kanë mundësi për të studiuar”.
Pastor Ylli Doçi, referuar festave të fundvitit, tha se edhe Krishtlindja ishte një situatë e vështirë, por Krishti u lind e solli shpresë.
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, përmendi shembullin e profetëve që kanë dialoguar në situata nga më ekstremet: “Dialogu dhe vetëm dialogu mes qeverisë dhe studentëve, për zgjidhjen e kërkesave legjitime. Është koha që të këputen tentakulat e oktapodit të korrupsionit në universitete”.
Myftiu e mbylli me një citim nga diplomati Mit’hat Frashëri: “Ena kallaiset nga brenda”./tch
Irani konfirmon se po shqyrton propozimin e SHBA-së për t’i ...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Rama ndan pamje nga J...
Zgjedhjet e parakohshme, fillon periudha për akreditimin e v...
Konfirmohet rasti i dytë i hantavirusit pas tre vdekjeve në ...
Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësime...