Ambasada amerikane doli e para me qëndrim menjëherë pasi deputetët e Kosovës votuan projektligjt për ushtrinë. Një mesazh të shkurtër e ka dhënë edhe ambasadori i sapoardhur.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkruar në Twitter, pasi kuvendi i Kosovës votoi për krijimin e ushtrisë.
“Tash më shumë se kurrë, Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për komunitetet minoritare dhe të koordinohet ngushtë me aleatët e NATO-s, pasi po fillon transformimin 10 vjeçar të forcave të saj të sigurisë, ka shkruar Kosnett.
“SHBA do të jetë këtu me ju”, ka përfunduar shkrimin ambasadori amerikan.
Ambasada amerikane ka dalë me qëndrim menjëherë pas votimit të tri projektligjeve në kuvendin e Kosovës, sipas të cilave bëhet transformimi i FSK-së në ushtri.
Në këtë komunikatë, të cilën e ka shpërndarë edhe Kosnett, shkruan se SHBA do ta ritheksojë përkrahjen që ka për ushtrinë e Kosovës.
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë