Janë liruar dy persona të komunitetit serbë të cilët gjatë ditës së djeshme u arrestuan pasi që kishin hyrë në mënyrë të pa autorizuar në parkingun e FSK-së.
Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
Ai tha se pas intervistimit dhe bastisjes së shtëpive të të arrestuarve, nuk është gjetur ndonjë send i dyshimtë, prandaj pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e dy personave të komunitetit serb pasi që të njëjtit në mënyrë të paautorizuar u futen në hapësirat e FSK-së.
Sipas informacioneve këta dy persona kishin deklaruar se e kishin humbur rrugën dhe gabimisht ishin futur në parkingun e FSK-së.
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...