Mëngjesi i sotëm ka zbardhur ndryshe në Mitrovicë. Automjete të blinduara të KFOR-it dhe njësisë speciale shihen nga fillimi i rrugës për Mitrovicë e deri të ura e Ibrit e cila ndan Mitrovicën Veriore dhe Jugore.
Ndonëse deri më tash nuk ka shumë lëvizje në urën e Ibrit, të vetëm që po kalojnë në këto momente janë pjesëtarët e KFOR-it të cilët po monitorojnë gjendjen.
Krejt ky mobilizim është bërë për shkak se sot në ora 10 Kuvendi i Kosovës pritet të miratoj më shumicë votash tri projektligjet të cilat hapin rrugën për transformimin e FSK-së. shkruan/Arbresh.info.
Kjo iniciativë ka ngritur shqetësim tek serbët në veri të Kosovës.
Madje në shenjë revolte Mitrovica veriore nga mbrëmë ka vendosur në pothuajse të gjitha ndërtesat ku ka serbë flamurin e Serbisë.
Deri më tash gjendja këtu në Mitrovicë është e qetë dhe nuk ka ndonjë zhvillim.
Arbresh.info do të ju mbaj të informuar direkt nga Mitrovica.

Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...