Bora që ka rënë gjatë natës së datës 13 Dhjetor 2018, nuk ka shkaktuar telashe në lëvizjen e automjeteve, në gjithë territorin e komunës së Rahovecit. Kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë, janë në gjendje gatishmëri nëse kërkohet ato do të intervenoj me kohë për pastrimin e borës nga rrugët.
Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike shprehet se bora që ka rënë gjatë natës, nuk ka paraqitur ndonjë problem dhe se rrugët në gjithë territorin e komunës janë të kalueshme.
“Që të mos kemi probleme në mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë, ne i kemi marrë masat e nevojshme dhe duke u bazuar në masat e ndërmarra, rrugët në gjithë territorin e komunës do të pastrohen nga dy kompani dhe se kjo është bërë për herë të parë pasi që në vazhdimësi ka qenë një kontraktuara nga komuna për pastrimin e borës nga rrugët. Kurdo që ka nevojë për të intervenuar për largimin e borës nga rrugët, sigurisht që kompanitë do të intervenoj me kohë, në mënyrë që qytetarët të mos kenë probleme për të lëvizur me automjetet e tyre”, ka thënë ndër të tjera drejtori Krasniqi.
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...