Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është mbledhur me gjithë stafin e tij në kabinet, duke u bërë gati për seancën plenare të Kuvendit në të cilën do të votohet për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët.
Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!



Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...