Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku ky i fundi përmes një postimi në “Twitter” e ka quajtur ‘historik’ votimin e nesërm të tri ligjeve me të cilat Kuvendi i Kosovës do ta nisë procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Pacolli ka shkruar se ambicia është që të krijohet një ushtri multietnike dhe gjithë përfshirëse.
“Faleminderit ambasadori i SHBA-ve, Kosnett, për mbështetjen e fortë për transformimin e FSK-së. Ambicia jonë është të krijojmë një ushtri multietnike me të vërtetë gjithëpërfshirëse, që do të forcojë paqësisht forcimin e kombësisë së Kosovës dhe të jetë një hap i rëndësishëm për të kapërcyer fragmentimin rajonal”, ka shkruar Pacolli në “Twitter”.
Ndërkaq, në një deklaratë të postuar në këtë rrjet social Ambasadori Kosnett përsëriti se SHBA do ta mbështesë FSK-në në zhvillimin e saj profesional.
“Votimi i nesërm për tranzicionin e FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do ta mbështesë zhvillimin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, e cila duhet të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakterin shumetnik të vendit dhe përkushtimin e popullit të Kosovës për paqe”, tha ambasadori amerikan./arbresh.info/
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...