Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën donacionin miliona eurosh nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), por ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përparimin në luftën kundër korrupsionit.
Kosnett në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se Kosova duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, për ta ruajtur të drejtën për Programin Kompakt të MCC-së.
Ndryshe, ditë më parë Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka ndarë miliona euro për Kosovën, që të investohet në infrastrukturë dhe energji.
Ndërkaq, si shenjë falënderimi për këtë donacion Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur flamuj amerikan në çdo cep të kryeqytetit.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1073118732887703552?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1073118732887703552&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkosnett-lajm-mire-granti-nga-mcc-ja-por-kosova-duhet-ta-luftoje-korrupsionin%2F
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...