Ndërkohë që kryeministri Edi Rama i ka ftuar për dialog nga brenda Kuvendit, studentët nga jashtë godinës vazhdojnë të jenë të vendosur në kërkesat e tyre.
“S’ka dialog, ose këto pika bëhen ose jo. Do vendosim të përshkallëzojmë protestën. Do flasim me studentët e tjerë dhe do vendosim ca do bëjmë”, është shprehur një student.
Më herët, gazetari Erjon Skendaj raportoi për “BalkanWeb” se studentët kërkojnë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi të bëjë një ligj me 8 kërkesat që kanë, sepse nuk kanë besim te VKM-të.
“Sërish përshëndetje për 20 minutash nuk punon fonia. Studentët i janë kthyer mënyrës së vjetër të përçimit të mesazhit, asaj të megafonit.
Ndërkohë që fillojnë të njëjtat artikulime, flasin dhe japin mesazhe me poezitë e tyre. Ata kërkojnë që Ruçi të bëjë një ligj me 8 kërkesat që ata kërkojnë, sepse sipas tyre VKM-të nuk janë të besueshme. Këtu jashtë nuk ka asnjë lloj reflektimi se çfarë bëhet brenda dhe është shumë e vështirë nëse e dinë, apo jo”, tha Skendaj./bw
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...