Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të sensibilizohen dhe t’i çojnë studentëve ushqime dhe batanije.
Dhjetra studentë protestojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.
Postimi i plotë:
Dhjetëra studentë kanë vendosur të kalojnë natën para ndërtesës së Kryeministrisë në të ftohtë. Po ju drejtohem si prind qytetarēve të Tiranës: studentët që kanë vendosur në mes të të ftohtit të kalojnë natën jashtë në kushte të padurueshme. Mendoni si për fëmijët tuaj, sot duhet t’u çojmë atyre mbulesa dhe ushqim.
Ndërsa nesër ftoj të gjithë prindërit, qytetarët t’ju bashkohen protestës së tyre. Është protestë për dije, është protestë për dinjitet, është protestë për një të ardhme më të mira për ta. Tashmë ajo është edhe një protestë kundër arrogancës dhe shpërfilljes ekstreme të një qeverie që i ka braktisur me kohë njerëzit.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...