Zyrtarë rusë dhe amerikanë janë përfshirë në një mosmarrëveshje të ashpër të nxitur nga ulja në Venezuelë e dy avionëve bombardues rusë, të aftë për të transportuar edhe armë bërthamore.
Dy avionët bombardues të llojit “Tu-160” u ulën në Venezuelë gjatë së hënës, në atë që konsiderohet si shfaqje e mbështetjes ruse ndaj qeverisë së presidentit socialist, Nicolas Maduro.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se, me veprimin në fjalë kemi mbërritur përpara faktit të “shpërdorimit të fondeve publike nga dy qeveri të korruptuara”. Fjalë të cilat qeveria ruse i quajti shumë shpejt si “tërësisht të papërshtatshme”.
Bombarduesit strategjikë me rreze të gjatë veprimi u ulën në Aeroportin “Simon Bolivar”, në periferi të kryeqytetit venezuelian, Karakas, së bashku me dy avionë të tjerë rusë pasditen e së hënës.
Venezuela dhe Rusia kanë qenë aleatë të ngushtë prej kohësh, ndërsa që prej vitit 2008 në vendin amerikano-latin janë dërguar bombardues rusë, sikurse edhe kryqëzorë raketahedhës.
Bombardues “supersonikë” janë parë në Venezuelë edhe në vitin 2013.
Por, vizita e fundit vjen vetëm pak ditë pasi presidenti Maduro u takua me homologun rus Vladimir Putin në Moskë. Ministri venezuelian i Mbrojtjes, Vladimir Padrino tha se, avionët ishin pjesë e stërvitjeve të Forcave Ajrore me aleatët rusë.
Megjithatë, të dielën presidenti Maduro tha se ka pasur një përpjekje të fshehtë, të koordinuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, për të tronditur jetën demokratike në Venezuelë, e me siguri për të nisur një “grusht shteti” kundër qeverisë kushtetuese, demokratike dhe të lirë të vendit të tij.
Pompeo e denoncoi lëvizjen e Rusisë në Tëitter, ndërsa zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se komentet e Sekretarit amerikan të Shtetit ishin “aspak diplomatike”./tch/
Xhevahire Izmaku e bindur: Nisma e kalon pragun, Limaj i duh...
Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit, plagë e përjetshme
Nisin negociatat për një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së d...
Alban Hyseni bën betimin si kryetar i Gjilanit: Do t’i shërb...
Liderët fetarë nënshkruan deklaratë kundër dhunës gjinore, a...
Sylvinho: Arritje historike – kualifikimi në ‘play-off...