Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha është takuar me zyrtarin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek me të cilin ka biseduar për thëllimin e bashkëpunimit dhe procesin integrues, shkruan arbresh.info.
Çekia ka qenë përkrahëse e vazhdueshme e shtetësisë së Kosovës dhe vlerësova përkrahjen në Parlamentin Evropian dhe Interpol, ka thënë ministrja përmes një postimi në Facebook.
“Në takimin e sotëm me Z. Pavel Bilek, I ngarkuari me punë në Ambasadën e Çekisë në Kosovë, diskutova për thellimin e bashkëpunimit dhe procesin integrues. Çekia ka qenë përkrahëse e vazhdueshme e shtetësisë së Kosovës dhe vlerësova përkrahjen në Parlamentin Evropian dhe Interpol.
Ne sot gjendemi para një sfide të re, sfidës së liberalizimit. Përkundër realizimit të të gjitha kushteve për liberalizim, ne mbesim i vetmi vend i privuar nga e drejta themelore, lëvizja e lirë.
Bilek, vlerësoi lartë plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizim dhe rikonfirmoi përkrahjen e Çekisë në të gjitha proceset që po kalon Kosova, procesin integrues, reformat nga Agjenda Evropiane si dhe dialogun si një nga vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Hoxha./Arbresh.info/

Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë