Sipas tij, tashmë janë rritur ndjeshëm edhe vendimet për veprat që lidhen me krimin e organizuar.
Tahiri është shprehur i bindur se viti 2019 do të jetë vit i progresit të luftës kundër korrupsionit, pasi që sipas tij, 162 gjyqtarë të rinj i janë shtuar Kosovës.
“Një prej problemeve ka qenë çështje e abuzimit të pozitave brenda institucioneve dhe besoj që kemi arritur me ligjin që parandalojnë abuzimin në institucione në parandalimin e konfliktit të interesit. Po e rrisim edhe numrin e gjyqtarëve. Edhe 162 gjyqtarë të rinj i shtohen Kosovës. . Jam shumë i bindur se viti 2019 do të jetë vit që do të shënoj progres në luftimin e korrupsionit”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka treguar po ashtu se në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm do t’i drejtojnë Kuvendit dhe Qeverisë propozime konkrete.
“Në gjashtë mujorin e ardhshëm ne do të propozojmë Kuvendit ligjin për deklarimin e pasurisë. Një ndër dokumentet që do propozojmë në Qeveri këtë muaj është kodi penal… Duke rritur numrin edhe të prokurorëve edhe të gjyqtarëve, besoj se po bëjmë ndryshime goxha të mëdha dhe besoj që gjatë viti 2019 do të shënojmë progres. Tashmë presim edhe angazhim të madh edhe nga Policia edhe nga prokuroria sepse tani i kane të gjitha kapacitetet”, ka deklaruar Tahiri.
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...