Dy vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca nuk ishin të gatshëm të diskutonin çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në debatin e të hënës në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së.
Kroacia dhe Lituania kanë folur pozitivisht në lidhje me vizat e kosovarëve, por ka befasuar Greqia e cila edhe pse nuk e ka njohur shtetin e Kosovës ka folur pozitivisht, raporton IBNA.
Në këtë diskutim, Spanja ka kërkuar një zgjidhje për faktin se ky vend nuk e njeh pasaportën e Kosovës. Por, kundërshtari kryesor i këtij procesi, Holland, ka kërkuar më shumë kohë, shkruan Insajderi.
Kreu i diplomacisë evropiane ka thënë që rritja e taksës prej 100% ndaj Serbisë duhet të hiqet si dhe sipas tij nuk i kontribuon fare dialogut mes dy vendeve.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajçak tha se krijimi i Ushtrisë së Kosovës bie nën kompetencat e NATO-s, por theksoi se BE do të donte që kjo të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...