Drejtori i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë Marko Gjuriq ka deklaruar se i autorizuari i vetëm të përgjigjet në masat e Qeverisë së Kosovës është “komandanti suprem dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq”, për të cilin ka pretendohet se parimisht është kundër dhunës dhe se kjo do të paraqiste opsionin e fundit, e cila do të përdorej në rast se vjen deri te cenimi i jetës së serbëve në Kosovës.
Këtë për RTS ka pretenduar se shpreson se deri te këto masa nuk do të vjen dhe se përfaqësuesit e Serbisë kanë kryer bisedime me partnerët ndërkombëtar, të cilëve iu është paraqitur se “sa e rrezikshme do të ishte futja e çfarëdo masave të reja”, të cilat i ka paralajmëruar kohë më parë Prishtina.
“Çdokush i cili mendon për masat e reja është armik i paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Gjuriq dhe ka vlerësuar se për futjen e tyre po angazhohen të gjithë liderët e shqiptarëve të Kosovës, por potencialisht edhe qarqet perëndimore të cilat dëshirojnë ta sjellin Serbinë deri te akti i kryer.
Duke folur për votimin e paralajmëruar në Kuvendin e Kosovës për të premten, më 14 dhjetor, për formimin e ushtrisë së Kosovës, Gjuriq ka thënë se “KFOR dhe NATO nuk kanë mandat ta armatosin këtë ushtri por ta pengojnë atë”.
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...