Ka ndërruar jetë B.M 41-vjeçar, i cili nuk mundi t’i përballojë plagëve të marra nga goditja e veturës.
Dje në orën 19:00 në fshatin Peran të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person, shkruan lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur se një 21-vjeçar i cili ishte duke ngarë veturën e tipit “Golf V”, ka goditur ky këmbësor.
Sipas Policisë, njëri prej këmbësorëve B.M 41-vjeçar, ka ndërruar jetë në QKUK për shkak se nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra, ndërkaq këmbësorja Rr. M 37-vjeçar, ka pësuar lëndime trupore.
Ngasësi i automjetit “Golf V”, A. S, mashkull 21-vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.
Trupi i viktimës B.M. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...