Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se ky subjekt politik e përkrah një platformë nga e cila del një ekip i përbashkët për dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se e mirëpret gatishmërinë e PSD-së për dialogun, por ka theksuar se çdo tendencë për ta penguar rolin kushtetues të secilit, qoftë edhe të presidentit të vendit, do të dështojë.
Pajaziti ka thënë se përfshirja e presidentit me përgjegjësit e tij kushtetuese që ka duhet parë si avantazh për Kosovën, e jo të luftohet.
Sipas tij, presidenti Thaçi është një prej protagonistëve kryesor në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova.
“Nëse dikush kalkulon me përjashtime ose me tendencën që nëpërmjet këtij procesi ta përjashtojë dikë, PDK-ja nuk është pro kësaj. PDK-ja është për përfshirjen e të gjithëve në vendimmarrje”, ka thënë Pajaziti.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë