Punëtorët e KEDS-it të cilët u larguan nga puna dy vite më parë, kanë njoftuar se sot do të kthehen në vendin e tyre të punës.
Punëtorët e larguar nga KEDS-i, kanë njoftuar se sot nga ora 10:00 do të kthehen në vendet e tyre të punës, prej nga u larguan rreth dy vjet më parë.
“Fatkeqësisht Bordi i KEDS-it nuk respektoi urdhrin nga Gjykata që t’i ftojë në punë brenda 3 ditëve, më datë 23 nëntor 2018, kur edhe e mori këtë urdhër dhe ne jemi të detyruar që fatin tonë ta marrim në dorë vetë, gjithnjë duke respektuar të gjitha Aktvendimet e Gjykatave. Kjo gjendje është bërë e pa durueshme për punëtorët. Bordi i kësaj kompanie po sillet sikur të ishte “Sulltanat” në vete brenda shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e këtyre punëtorëve.
Me rastin e këtij aktiviteti, punëtorët do të mbajnë edhe konferencë për media, para ndërtesës së KEDS-it në orën 10:00.
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...